AKTUALITET, 25 August 2026, 19:44

Kamioni përfshihet nga flakët pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën

Një kamion i vogël është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një aks rrugor pranë Laçit, duke shkaktuar panik te drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Zjarri ka shkaktuar shtëllunga të dendura tymi të zi, të cilat janë përhapur në zonën përreth dhe kanë ndikuar në qarkullimin e automjeteve.

Pavarësisht situatës, raportohet se nuk ka persona të lënduar. Drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ngadalësojnë lëvizjen, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë autoritetet për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Rrethanat e incidentit pritet të përcaktohen pas veprimeve hetimore.