TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deri në korrik, dolën nga vendi 200 mijë shqiptarë më shumë se një vit më parë. Nga pak më shumë se 4.7 milionë në harkun e muajve janar-korrik 2025, këtë vit kanë dalë nga pikat kufitare rreth 4.9 milionë qytetarë. Pjesa dërrmuese e tyre kanë udhëtuar jashtë vendit më shumë se një herë, kryesisht për të kaluar pushimet.
“Është shumë e vërtetë që ka më shumë shqiptarë që po ikin jashtë. Pse? Sepse oferta turistike që po vjen nga jashtë është më e lirë se ajo që hotelet tona ofrojnë”, tha Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik.
Çmimet e shtrenjta si arsye për të kaluar pushimet jashtë vendit pohohen edhe nga vetë qytetarët që kanë kaluar disa ditë në vijën bregdetare të jugut të vendit.
“Është shumë e vështirë. Unë vetë jam nga Vlora. Nëse nuk do të kisha shtëpinë time, nuk mendoj se do të mundesha. Dhoma këtë vit është shtrenjtuar me 20 euro. Me 10 euro ishte rritur çmimi i shezlongut.”
Po ku po shkojnë shqiptarët këtë verë?
“Po shkojnë në Turqi, në Siçili, pasi tashmë ka dy avionë në javë. Veriu i Greqisë, Halkidiki, është gjithashtu shumë e preferuar”, tha Rrahman Kasa, kreu i Unionit Turistik. Duke marrë të mirëqena shifrat e raportuara nga INSTAT, vetëm në korrik nga vendi dolën mbi 790 mijë qytetarë, 4.4 për qind më shumë se në vitin 2025.