TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një operacion shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 51-vjeçar ra aksidentalisht në një humnerë nga një lartësi prej rreth 50 metrash.
Sipas burimeve, Fluturim Salobehaj, banues në fshatin Selitë të Mallakastrës, dyshohet se po tentonte të riparonte një tubacion uji pranë fshatit, kur ka rënë në terrenin e thepisur.
Familjarët e kanë gjetur të plagosur pasditen e sotme dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Mallakastrës, të cilat, pavarësisht terrenit të vështirë malor, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 51-vjeçarit nga humnera.
Fatmirësisht, 51-vjeçari ka mbijetuar, por ka pësuar disa fraktura. I dëmtuari po transportohet drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.