AKTUALITET, 4 Janar 2020, 17:27

Cristiano po dështon me Juventusin, ka dy vite pa shënuar nga goditja e dënimit

Cristiano po dështon me Juventusin, ka dy vite pa shënuar nga goditja
Kanë kaluar dy vite që kur Cristiano Ronaldo ka shënuar nga goditja e dënimit. Që kur kaloi nga Real Madridi te Zonja e Vjetër, CR7 nuk ka arritur t’i shënojë asnjë skuadre gol nga gjuajtja e lirë. 34-vjeçari golin e fundit e kishte realizuar ndaj Gremios në Kupën e Botës për klube me Los Blancos. Kanë kaluar tani 748 ditë, 17,952 orë e 1,077,120 minuta nga goli ndaj skuadrës braziliane. Gjatë asaj kohe, Ronaldo kishte shënuar dy gola nga gjuajtja e lirë për Portugalinë, njëri ndaj Spanjës në Kupën e Botës.