TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 10 janar është planifikuar të luhet një ndeshje mes legjendave të Shqipërisë, Greqisë, Turqisë dhe Italisë, pikërisht në stadiumin e ri, “Air Albania”.panuci-663x376
Të ardhurat nga ndeshja do të shkojnë të gjitha për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi shumë dëme dhe viktima në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Andi Lila e ka promovuar këtë ndeshje, për të ftuar sa më shumë tifozë që të jenë të pranishëm në stadium. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një koment nga portieri i Kombëtares, Etrit Berisha.
Ky i fundit është tallur me ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, i cili u shkarkua vetëm para pak kohësh. Në komentin e tij Berisha shkruan: “Panuçi është në formacion?”, në shenjë tallje për ish-trajnerin e kuqezinjve.