LIFESTYLE, 11 Dhjetor 2017, 16:21

Si të mbroni fytyrën nga bakteret

Si të mbroni fytyrën nga bakteret

Toksinat e ndryshme të ambientit dhe përdorimi i produkteve kozmetike të pa certifikuara, ndikojnë direkt në plakjen e lëkurës së fytyrës, si pasojë e mungesës së oksigjenimit të saj.

Për ta parandaluar këtë, e rëndësishme është që fytyra t'i nënshtrohet një procesi detoksikimi për parandalimin e shfaqjes së rrudhave.

Hudhra është shumë e rëndësishme në kujdesin ndaj fytyrës, pasi ka në përmbajtje antioksidantë, vitamina, minerale dhe përbërës me veti antiinflamatore si salicilina, që lufton inflamacionet e ndryshme të lëkurës.

Përbërësit:

  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle argjilë të bardhë
  • 3 lugë gjelle mjaltë
  • 4 ujë trëndafili

Qëroni fillimisht hudhrat dhe shtypini me frulator derisa të formohet një masë kremoze. Shtoni më pas argjilën e bardhë, mjaltin dhe vazhdoni me përzierjen e avashtë të përbërësve. Shtoni pak ujë trëndafili, në mënyrë që maska të bëhet më e ujshme.

Pas përgatitjes së maskës , pastroni fytyrën nga triku i përditshëm. Aplikoni maskën me gishta ose me një penel në të gjithë sipërfaqen e fytyrës, kujdes me sytë pasi hudhra ka sulfat zinku që mund të krijojë irritime. Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të ftohtë. Pas maskës përdorni hidratuesin e zakonshëm ose vaj kokosi.