TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kanë një përdorim të gjerë si fruta të thata, por edhe në ëmbëlsira dhe akullore. Bëhet fjalë për fistikët, një ushqim i pasur me acide yndyrore mike të zemrës, proteina, kalium, vitaminë K dhe E, dhe me ngjyrën e vetë të jashtëzakonshme jeshile dhe lejla.
Fistiku, i kultivuar që në periudhën prehistorike, ka origjinën nga Lindja e Mesme.
Pema e tij nuk është shumë e lartë, rreth 6 metra, por jetëgjatësia e saj mund të shkojë deri në 300 vjet, duke u rritur shumë ngadalë dhe duke patur fruta me cikël dyvjeçar.