LIFESTYLE, 11 Dhjetor 2017, 12:52

Ardit Gjebrea tregon këngën e tij të preferuar nga “Kënga Magjike”

Ardit Gjebrea tregon këngën e tij të preferuar  nga

Ardit Gjebrea teksa kishte ftuar finalistët te emisioni i tij “E diela shqiptare”, ka treguar këngën e tij të preferuar të këtij edicioni.

“Kënga ime e preferuar është kënga jote. Sa herë e dëgjoj më mbushen sytë me lot”, - i tha Arditi këngëtares Egzona Ademi. Gjebrea u shpreh se në prapaskenë ishte shumë i emocionuar kur Egzona ishte duke kënduar, por nuk e shfaqi veten pasi të gjithë do mendonin se ai po favorizonte Egzonën. “Fakti që kënga ime është e preferuara juaj për mua do të thotë gjithçka”, u shpreh Egzona shumë e lumtur.

https://www.youtube.com/watch?v=f2gF1kjNWLU