LIFESTYLE, 11 Dhjetor 2017, 15:57

Aloe vera dhe vetitë e saj

Aloe vera dhe vetitë e saj

Aloe vera është një nga bimët që ka më shumë përfitime mjekësore në gjithë botën. Përdorimi i saj fillon që në kohërat antike.

Ja disa nga benefitet e kësaj bime të fuqishme:

  • Trajton aknet

Aloe Vera punon si një antibakterial dhe astrigjent i fuqishëm për pastrimin e fytyrës nga puçrrat e ndryshme. Aloe vera pastron lëkurën nga të gjitha papastërtitë e ndryshme, ndihmon në hapjen e poreve dhe largojn papastërtitë që janë mbledhur aty. Nga ana tjetër aloe vera përmban antibiotikë natyralë, që favorizojnë stimulimin e lëkurës, me qëllim që të shërohet.

  • Rigjeneron lëkurën

Aplikimi i aloe verës rrit prodhimin e fibroblasteve të cilat prodhojnë kolagjen, proteinë kjo përgjegjëse për kontrollin e plakjes së lëkurës. Alo vera ka përmbajtje të lartë të betakarotenit vitaminës C dhe E, të cilat ndihmojnë në reduktimin e plakjes së lëkurës.

  • Largon rrathët e zinj të syve

Duhet ta dini se është shumë e vështirë, që të largohen rrathët e zinj dhe qeskat poshtë syve. Gjithsesi aloe vera do ju ndihmojë që ato të reduktohen dhe pamja e syve tuaj do përmirësohet ndjeshëm.

  • Lufton rënien e flokëve

Lufton rënien e flokëve sepse ka më shumë se 20 minerale dhe vitaminat A, B1, B2, C dhe E të cilat janë esenciale për shëndetin e flokut. Aloe vera forcon skalpin sepse penetron në folikulën e flokut dhe pastron skalpin.