TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pritja e një fëmijë është një emocion i papërshkrueshëm për çdo nënë! Por ndoshta momenti, që do të mbahet mend gjatë për një femër, është ai kur merr vesh lajmin e shumëpritur: “Do të bëhem mami”.
Më pas nisin mendimet sesi t’ua thuash këtë emocion prindërve, të afërmve apo miqve.
Lajmi për shtatzëninë nga personazhet e njohura shqiptare, veç faktit që ka ruajtur rregullin e 3-mujorit, shpesh është zbuluar pasi thashethemet ishin përhapur.
Disa nga femrat më të njohura të ekranit shqiptar e patën të pamundur ta mbanin të fshehtë gëzimin e jetës së tyre, ka prej tyre që na tregojnë çdo moment të shtatzënisë dhe nga ana tjetër shumë kanë qëndruar larg vëmendjes së publikut.
Ja disa momentet nga më të ndryshme sesi personazhet e njohur publikë vendosën, që të thoshin se do të bëheshin prindër.
Amarda Toska
Amarda dhe Ermal Mamaqi u bënë për herë të dytë prindër, pasi mirëpritën vajzën Sia më 12 mars të këtij viti. Lajmin e bukur çifti vendosi ta ndante përmes një fotoje në “Instagram”, më 14 shtator, në të cilën moderatorja mbante në dorë testin e shtatzënisë.
Në foton e publikuar Ermal Mamaqi shkroi: “Një beb rrugës… Do të bëhemi 4”.
Estela Ujka
Lajmin e bukur blogerja Estela e dha përmes një postimi në “Instagram”, ku krah saj qëndronin dhe dy vajzat Lorest dhe Sharmin.
“Ups e bëra sërish! Miq kam kënaqësinë të ndaj me ju lajmin e bukur që familja jonë do shtohet me një pjesëtar të ri. 3-shi i ëmbël i Estelës ka lidhje me këtë lajm. Na pret një rrugëtimi stili ndryshe me barkun e madh dhe unë jam e bindur që ju do më ndiqni me po aq kënaqësi e dashamirësi si e keni bërë deri tani”, shkroi më 28 tetor të vitit të kaluar blogerja.
Ajo u bë nënë për herë të tretë me vajzën Damar Brooklyn më 5 prill.
Emina Cunmulaj
Modelja e njohur, Emina Cunmulaj, është në pritjen e fëmijës së saj të dytë dhe këtë lajm na e dha më 1 dhjetor të 2017-s përmes një postimi në “Instagram”. E veshur me një fustan blu të ngushtë pas trupit, që i tregonte paksa barkun e rrumbullakosur Emina shkroi se familja e saj do të bëhet më e madhe. Emina, bashkëshorti i saj, Sam dhe vajza Ellia Faria dukeshin shumë të lumtur duke pritur anëtarin e katërt të familjes.
Prej atij momenti, modelja shqiptare ndan me njekësit e saj çdo moment të shtatzënisë.
Adelina Tahiri
Pas muajsh spekulimesh, më 21 shkurt këngëtarja Adelina Tahiri vendosi t’i tregonte botës se pret fëmijën e saj të parë, një djalë. Ajo postoi në “Instagram” një foto ku shfaqet me disa tullumbace në dorë, ndërsa si mbishkrim shkroi vetëm: “Është djalë”.
Xhensila Myrtezaj
Këngëtarja u përpoq për muaj të tërë ta mbante të fshehtë lajmin e shtatzënisë, i cili u zbulua nga “Iconstyle.al” më 11 mars.
Fotoja e tyre që zyrtarizoi pritjen e ëmbël u publikua më 18 mars, ku çifti pozoi në Itali. Besi dhe Xhensila i mbajnë duart në barkun e kësaj të fundit, në të cilën po rritet një vogëlushe. “Kur dy, bëhen tre”, shkroi Xhensila.
Zaimina Vasjari
Khloe erdhi në jetë rreth 2 muaj më parë, por nëna e saj Zaimina Vasjari, e mbajti të fshehtë deri në muajin e 6-shtë të shtatzënisë. Në foton e publikuar më 7 tetor, pavarësisht se barku i saj thuajse nuk dukej, këngëtarja shqiptare pohoi thashethemet, se ishte në pritjen e ëmbël.
Bieta Sulo
Partnerja e Alban Dudushit, Bieta Sulo, ishte një nga ato raste që për shkak të punës së saj në televizion e kishte të pamundur të fshihte për më gjatë lajmin e bukur. Ndaj ajo vendosi ditën e Krishtlindjeve të 2016-s që të jepte me një foto bekimin e çiftit. “Në pritje të ëmbël”, shkroi Bieta krah fotos ku dallohen një palë papuçe ngjyrë blu dhe duart e saj dhe të Albanit.
Jorida Tabaku
Vetëm në fillim të prillit deputetja e PD-së, vendosi të zyrtarizonte lajmin e pritjes së saj të ëmbël, duke ekspozuar barkun e rrumbullakosur. Tashmë dashurisë 17-vjeçare të saj me bashkëshortin Saimir Sallakun, kurorëzuar prej kohësh në martesë, do t’i shtohet edhe bekimi i madh siç është të pasurit fëmijë. Jorida së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, e dy vajzave binjake. Ndërsa ndodhet në muajin e pestë të shtatzënisë, deputetja e opozitës ka ditur të përdor veshjen për të mbuluar “sekretin” e saj.
Këngëtarja nga Kosova, e cila jeton prej vitesh në Zvicër me bashkëshortin e saj Valin, u bë nënë për herë të parë me djalin Uliks. Ajo e dha lajmin e bukur duke publikuar një foto me barkun e rritur në ditën e fundit të Vitit të Ri. Por shtatzënia e saj u zbulua nga mediat që në nëntor të vitit të kaluar.
Aurela Gaçe
Aurela Gaçe pranoi vetë zërat për një shtatzëni të dytë! Këngëtarja shqiptare ka qenë gjithmonë shumë e hapur për publikun, ndërsa ka shpjeguar pse ka mbajtur të fshehtë për tre muaj, se është në pritje të një fëmije të dytë. Përmes një fotografie në rrjetet sociale, këngëtarja 41-vjeçare vendosi ta konfirmonte. Mes të tjerash në postimin e saj shkruante: “Erdhi momenti të ndaj me ju një ndjesi që nuk përshkruhet me fjalë por vetëm përjetohet. Unë e Skerdi jemi në pritje të fëmijës së dytë. Jam vetëm 15 javëshe (3 muaj e 3 javë), e nuk më dukej e udhës të bëja publike diçka kaq delikate përpara se të kalonin ato muaj që mund të quhen edhe të rrezikshëm për një shtatzëni. I uroj vetes vetëm të jemi mire bebi e unë deri në fund”.
Ilva Tare
Ilva Tare është në pritje të ëmbël dhe pas disa muajve do të sjellë në jetë një motër ose një vëlla për Melody-in. Lajmin e ka dhënë vetë gazetarja e njohur, në një foto ku ka dalë me të bijën. Në foton me tri zemra në “Instagram”, Ilva ka treguar se pas saj dhe vogëlushes, është edhe dikush tjetër “i fshehur”. Lajmin e bukur për moderatoren e “Tonight” e konfirmojnë edhe miq të afërt të gazetares, të cilët kanë thënë se muajt e parë kanë kaluar pa shumë shqetësime.
Vesa Luma
https://youtu.be/JgMvYCqeIRM
Këngëtarja Vesa Luma solli në jetën fëmijën e saj të parë me Big Basta-n. Konfirmimi i lajmit të gëzuar u bë në nëntor të 2015-s në një intervistë në emisionin ‘Oktapod’.
Arbana Osmani
Prezantuesja e njohur e “Top Channel”surprizoi publikun kur e ftuan në emisionin e Mustafa Nanos “Jamais Vu” në shtator të 2014-s, ndau me shikuesit lajmin se ishte shtatzënë dhe në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.
“Është fat të bekohesh me një fëmijë. Unë po bekohem me një fëmijë sepse aktualisht jam shtatzënë. E kam menduar shtatzëninë si një periudhë shumë të bukur. Kemi vendosur ta mbajmë jashtë fokusit të punës sime, sepse unë do të shkëputem nga televizioni për ca kohë. Ndoshta një vit, dy vjet, akoma nuk e di. Unë do të tërhiqem sepse e kam vendosur dhe të gjithë drejtuesit janë treguar shumë të mirë me mua pasi më kanë kuptuar. Është një dhuratë që ia bëj vetes sepse unë kam punuar që në moshën 15-vjeçare”, u shpreh ajo.
Arbana dhe bashkëshorti i saj Arditi u bënë prindër për herë të parë mëngjesin e 9 marsit të vitit 2015-s, duke mirëpritur në jetë djalin Jon.