AKTUALITET, 30 Nëntor 2017, 22:49

Rakipi-Kokës: Pse u shitën për 250 USD, aksionet e miliona euro të inceneratorëve?!

Rakipi-Kokës: Pse u shitën për 250 USD, aksionet e miliona euro

Ish Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u pyet nga moderatori Ylli Rakipi, lidhur me një kontratë shitje mes Klodian Zoto që ka kompaninë Integrated Technology Waste Fier, dhe biznesmenit Flamur Kollozi që ka Montim Patos Fier. Ky i fundit bleu për 30 % aksionet e koncesionit të ndërtimit të inceneratorëve të Fier, për vetëm 250 dollarë, ndërkohë që shifra e koncesionit i kalon 28 milion euro. Pra me 250 dollarë ka blerë rreth 9 milion euro të investimit të inceneratorit të Fierit.

Por ish Ministri i Mjedisit, iu shmang përgjigjes duke thënë se nuk merrej me emra të përveçëm.

Rakipi: Kush është ky emër, se me 250 dollarë është i gatshëm të blejë çdo njeri këtë investim miliona euro?

Koka: Unë nuk merrem me emra të përveçëm

Malltezi: Ti si ministër ke firmosur shitjen e aseteve.

Koka: Nuk merrem me emra por unë merrem me qëllimin dhe objektin.

/TPZ.AL/