TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej afro një muajsh, futbolli në Shqipëri dhe Kosovë, është pezulluar, për shkak të Koronavirusit.
Një debat që po qarkullon më së shumti kohët e fundit, kryesisht në Kosovë, është ai lidhur me pagat e futbollistëve, teksa është hedhur ideja që futbollistëve t’iu ulet rroga, për shkak të krizës.
Këtë situatë e kanë komentuar edhe mbrojtësi shqiptar i Kosovës, i cili aktivizohet me Ferizajn, Viktor Kuka.
I pyetur në lidhje me diskutimet për uljen e pagave, Kuka ka lënë komentin epik: “Si do ma ulin rrogën kur unë kam 3 muaj pa u paguar?”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në “Facebook”.