TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mauro Icardi nuk do të qëndrojë te PSG dhe kjo është e qartë tashmë. Sulmuesi argjentinas ka krisje me klubin, sepse trajneri Thomas Tuchel e la në stol duke preferuar të përhershmin Cavani si pykë në javët e fundit.
Një lëvizje e tillë ka qenë një problem i madh mes tij dhe teknikut gjerman. Ai së bashku me agjenten Wanda Nara do të vendosin të ardhmen e tyre në Itali.
Dy ekipe surprizë janë futur në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit, kartonin e të cilit e zotëron Interi. Real Madridi tashmë ka interes për të, pasi Benzema nuk ka qenë aty ku duhet, ndërsa Juventusi mbetet vigjilente.