AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 18:19

Shtyrja e negociatave, ambasada holandeze në Tiranë: Duam rezultate konkrete në luftën kundër krimit e korrupsionit

Shtyrja e negociatave, ambasada holandeze në Tiranë: Duam rezultate

Ambasada Holandeze reagoi pas vendimit të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor të 2019-ës. “Dëshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat. Tashmë ka një udhërrëfyes për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019”, lexohet në deklaratën e ambasadës.

“Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe më tej me Shqipërinë për reformat kyçe. Ka ardhur koha për rezultate konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, shtoi Ambasada e Holandës.