AKTUALITET, 29 Qershor 2018, 18:13

‘Shqiponja në Botëror’, mblidhen paratë për gjobën e Shaqirit dhe Xhakës

Gjoba prej 25 mijë frangash ndaj Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës është paguar nga fondi i mbledhur brenda pak ditësh përmes një fushate online. Lajmin e konfirmon kryeministri Edi Rama përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Rama shkruan thjesht u “U kry”, që të lë të kuptosh se paratë janë mbledhur. Dy futbollistët e kombëtares së Zvicrës u ndëshkuan nga FIFA pas festimit me simbolin e shqiponjës gjatë ndeshjes kundër Serbisë.