SPORT, 1 Prill 2021, 15:33

Goditja e dytë radhazi për Juven, një tjetër mbrojtës pozitiv për Covid-19

Goditja e dytë radhazi për Juven, një tjetër mbrojtës

Juventus mori një tjetër goditje sot. Klubi bardhezi ka njoftuar sot se, Leonardo Bonucci është infektuar me koronavirus në grumbullimin me Italinë për eliminatoret e Katar 2022.

Lajmin e njofton Juventusi, që tregon se mbrojtësi është testuar menjëherë me mbërritjen në klub dhe ka rezultuar pozitiv, pa simptoma të theksuara.

Lojtari tashmë është izoluar në shtëpinë e tij. Infektimi i Bonuccit vjen pas atij të Demiral, dy goditje radhazi për Pirlon, që ka vuajtur shumë mungesat në këtë sezon të Serie A