SPORT, 1 Prill 2021, 14:36

Lajme të mira për Interin, Stefan de Vrij negativ

Lajme të mira për Interin, Stefan de Vrij negativ

Stefan de Vrij, negativ. Rezultati i tamponit të kryer të mërkurën ka sjellë një lajm të mirë tek Interi, edhe pse mbrojtësi holandez me shumë gjasa nuk do të jetë në transfertën e Bolognas, pasi ka ndërprerë prej shumë ditësh stërvitjen.

Në “Dal’Ara”, në vend të tij pritet të luajë Ranocchia. Në krah të tij, Skriniar, dhe Conte shpreson edhe te Bastoni. Mbrojtësi u zëvendësuar në ndeshjen Lituani – Itali për një goditje në shpatull dhe duket se nuk ka asgjë të rëndë.

Një tjetër lajm i mirë vjen nga lojtarët e tjerë, që janë kthyer në Itali të mërkurën: Lukaku, Hakimi, Perisic, Brozovic e Skriniar. Të gjithë iu nënshtruan, sipas protokollit, tamponit në kthim, duke zhvilluar edhe stërvitjet individuale. Të gjithë kanë rezultuar negativë dhe të gatshëm për t’u bashkuar me grupin.

Për sa u përket lojtarëve që ishin të angazhuar të mërkurën, Barella, Bastoni, Sensi, Eriksen dhe Rady do të bashkohen me shokët në stërvitje, këtë të premte. Duke patur parasysh faktin se katër anëtarë të stafit teknik të trajnerit të Italisë, Mancini, kanë rezultuar pozitivë, futbollistët e kombëtares italiane zhvilluan një test të shpejtë dhe pastaj edhe atë molekular, rezultati i të cilit do të dalë të premten.