AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 12:43

Shtyhet gjyqi për grabitjen e Rinasit, ky ishte shkaku

Shtyhet gjyqi për grabitjen e Rinasit, ky ishte shkaku


Shtyhet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për dosjen e grabitjes së Rinasit.

Shkak është bërë mosnjoftimi i Talo Çelës, i vetmi person në kërkim për ngjarjen.

Për dosjen e vjedhjes së 4.6 milion eurove nga avioni në Rinas më 9 prill të vitit 2019, SPAK ka dërguar për gjykim për 8 të pandehur; Klement dhe Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Në grabitjen e Rinasit u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport.

Me 15 maj të 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli zyrtarisht të vdekur Admir Muratajn dhe pushoi gjykimin e nisur ndaj tij.