AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 11:16

Tre rastet me koronavirus në Sarandë, anëtarë të një familje, në Korçë dy të moshuar

Tre rastet me koronavirus në Sarandë, anëtarë të


Tre rastet e konfirmuara pozitivë me koronavirus në Sarandë janë anëtarë të një familjeje.

Mësohet se familja, me origjinë nga Laçi, tashmë është izoluar në banesën e saj dhe ndodhen në gjendje të stabilizuar.

Aktualisht ISHP e Sarandës ka nisur hetimin epidemiologjik për të identifikuar kontaktet.

Ndërkohë, dy rastet pozitive në Korçë janë kontakte të rasteve të shfaqura më herët. Të dy janë të moshuar dhe po trajtohen në kushte shtëpie, raporton "News 24".

Rasti në Pogradec është gjithashtu kontakt i rasteve të mëparshme.

Mësohet se personi i infektuar është rreth 40 vjeç dhe paraqet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Kujtojmë se sot 99 persona janë identifikuar pozitivë me koronavirus.