AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 10:38

Koronavirusi shkakton tre vīktima gjatë 24 orëve të fundit

Koronavirusi shkakton tre vīktima gjatë 24 orëve të fundit


Vijon të jetë serioze situata në Spitalin Infektiv ku në 24 orët e fundit janë shënuar tre humbje jete.

Ministria bën me dije se një 44-vjeçare nga Tirana prej dhjetë ditësh e intubuar pa sëmundje shoqëruese nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.

Gjithashtu edhe një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 44 vjeçare nga Tirana, prej dhjetë ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit.

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha ministria.