AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 10:11

Koronavirusi shkakton shtatë vīktima në 24 orët e fundit në Kosovë

Koronavirusi shkakton shtatë vīktima në 24 orët e fundit në


Shtatë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të mërkurën publikuan statistikat e fundit rreth COVID-19 në vend.

Në raportimin e tyre, u bë e ditur se katër persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me koronavirus.

Ndërkaq, gjatë të mërkurës, humbën betejën edhe tre të tjerë të infektuar me COVID-19.

Dy persona ndërruan jetë në Ferizaj, ku po trajtoheshin pasi ishin infektuar me koronavirus.

Ndërsa, vīktima e tretë u shënua në Skenderaj, duke çuar kështu në shtatë numrin e vīktimave të koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë.

Ndërkohë, nga 420 mostra të testuara më 14 korrik, 119 kanë rezultuar pozitive me COVID-19, kurse 92 persona janë shëruar.

Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në vend ka shkuar në 5 mijë e 237, numri i të shëruarve në 2 mijë e 462, ndërkaq raste aktive janë 2663.

115 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19.