TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë natës në ish-Bllok, përballë barit ‘’T*****’’, si pasojë e një konflikti të çastit është plāgosur me ārmë zjarri në këmbë, pa probleme për jetën, një person rreth 39 vjeç, si dhe është dëmtuar me mjete të forta një tjetër.
Mësohet se të dy të rinjtë ndodhen në spital pa probleme për jetën.
Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e dyshuar.
Abc News raporton se mbrëmjen e djeshme pas një konflikti, përveç 39-vjeçarit është plāgosur me sende të forta edhe Rois Babasi 22 vjeç i cili është djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi.
Pikërisht 22-vjeçari Rois Babasi është edhe autori i dyshuar i cili ka plāgosur me ārmë 39-vjeçarin në sherr e sipër.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.