AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 11:53

Zgjedhjet në universitete, deputeti Çek: Si mund të votohet kur studentët janë me pushime


Jiri Mihola Deputeti dhe anëtari i komisionit të jashtëm në Senatin Çek, ka reaguar për zgjedhjet në Universitete.

Pasi ka falenderuar Lisander Hoxhën Zv. Kryetarin e FRPD për informimin ai shpreh habinë se si Ministria e Arsimit ka njoftuar për zgjedhje në Universitete në një kohë kur 3/4 e studentëve janë me pushime dhe nuk do të marrin dot pjesë në votime.

Se dyti ai shpreh shqetësimin e tij lidhur me situatën e pandemisë covid-19 e cila vështirëson mbajtjen e një proçesi cilësor zgjedhor duke penguar jo vetëm votimin por edhe lobimin dhe fushatën në tërsi.

Ai shprehet se beson tek shtyrja e zgjedhjeve në një kohë më të përshtatshme në të cilën të mos ketë asnjë hije dyshimi mbi proçesin siç është në dinjitetin e institucioneve akademike.