AKTUALITET, 16 Korrik 2020, 11:59

Meta uron Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet: Të bashkojmë përpjekjet për të ecur drejt BE

Meta uron Maqedoninë e Veriut për zgjedhjet: Të bashkojmë


Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve të lira.

Meta ka uruar edhe partitë shqiptare për rezultatin e lartë në këtë proces.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se "të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.”

URIMI I METËS

Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!

Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.

Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. ??????