TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko për të shtyrë deri në fund të muajit gusht këstet e kredive.
‘Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020″, shkruan Rama.
Po ashtu, kreu i Qeverisë njofton se, Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020, me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.
Postimi i Edi Ramës:
Lajm i mirë
Bashkëfirmosëm me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një shtyrje të mëtejshme tremujore të kësteve të kredive deri në 31.08.2020
Gjithashtu Banka e Shqipërisë miratoi një lehtësim për bankat e nivelit të dytë, që të bëjnë ristrukturime proaktive të kredive deri në 31.12.2020 me shtrirje një ose disavjeçare, sipas shkallës së vështirësive të çdo biznesi.