AKTUALITET, 28 Maj 2020, 13:52

Iu vra djali në derë të shtëpisë, mjeku: E gjetëm mbuluar në gjak, nga Belgjika erdhi me duar në xhepa

Iu vra djali në derë të shtëpisë, mjeku: E gjetëm


Mjeku Edmond Breshanaj ka folur për vaisjen e djalit të tij në derë të shtëpisë në Vlorë dy ditë më parë.

“U dëgjuan krisma pas shtëpisë time. Atëherë marrë në telefon djalin dhe nuk përgjigjej askush. I them nuses dil hap portën. Ajo gjen djalin të shtrirë të mbytur në gjak.

I them policisë më kanë vrarë djalin. Shkoj tek shtëpia dhe e gjej djalin të mbuluar në gjak dhe nusen mbi fëmijë.

Ai ka qenë bashkë me shokun e tij. Më thanë se e goditi nga larg dhe më pastaj nga afër. Shoku kishte reaguar, kishte thënë mos çfarë bën. Më ka ardhur si e papritur. Nuk di që djali të ketë bërë ndonjë kërcënim ose të ketë pasur ndonjë hesap. Ai nuk ishte i armatosur. Nuk di të ketë marrëdhënie me ndonjë njeri që ta penalizojë.

Pretendimin e kam që të gjendet shkaku se kush ma ka vrarë djalin. Ai ishte i rregullt dhe pa precedentë penalë. Nuk kishte arsye dhe nuk ka pse ia merr njeri jetën. Ka pasur kamera sigurie gjatë gjithë rrugës.

Më kanë pyetur që në momentin e parë dhe tani të studiojnë telefonin se me kë komunikon dhe të shohin kamerat. Unë atë ditë nuk kam folur se kam qenë 24 orë në punë dhe nuk e mendoja se do ndodhte kjo.

Shteti nuk duhet të tërhiqet sepse janë shumë eliminime që janë bërë dhe kanë ngelur në heshtje. Në Belgjikë ka punuar në një bar, ka qëndruar edhe pa punë.

E kam mbështetur unë. Ai erdhi me duar në xhepa nga Belgjika nuk kishte lekë. Dua mbështetje dhe të ushtrohet presion me organet e prokurorisë që t’i jepet fund këtyre ngjarje që të mos ikë rinia shqiptare.

Djali im nuk ka qenë i skeduar dhe kemi qenë familje e shëndoshë. Ishte i ndjeshëm dhe bënte shumë për shoqërinë”, tha Breshanaj për Abc News.