TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Turistët gjendeshin në një tur që realizohet në Danub, për të parë ndërtesat më të famshme të Budapestit, kur u përplas me një tjetër mjet lundrues.
Shtatë persona janë shpëtuar dhe një operacion kërkimi ka nisur, por autoritetet pranojnë se nuk ka shumë gjasa që persona të tjerë të kenë mbijetuar, për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe rrymave të forta të lumit. Ende nuk dihet cili prej mjeteve lundruese është përgjegjëse për përplasjen, një incident mjaft i rrallë në Danub, i cili konsiderohet si një destinacion mjaft i sigurt. Një invetigim ka nisur menjëherë nga autoritetet hungareze. /TPZ.al/