TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seancat plenare janë të mërzitshme dhe shpesh herë edhe të padurueshme jo vetëm për publikun që i ndjek por edhe vetë deputetët. Nëse i vëzhgon me vëmendje shumicën e tyre i gjen me sy në telefon ndërsa foltorja është e zënë me diskutantin e radhës.
Por ndërsa ish-kryeministri Berisha ishte i pandarë nga Ipad-i, edhe deputeti i ri në Kuvend Kujtim Gjuzi është po aq tradicional sa vetë partia Konservatore që drejton.
Para tavolinës së tij kishte vendosur laptopin personal ku fare mirë shihet i hapur facebook. Dhe një komunikim me ndjekësit asnjëherë nuk është i tepërt. Jashtë vëmendjes së Gjuzit nuk mbeten as portalet, ku lexon çfarë këto të fundit shkruajnë për të.
