AKTUALITET, 15 Nëntor 2020, 08:54

Shtatë të arrestuar për vepra të ndryshme penale në Tiranë, një prej tyre i shpallur në kërkim

Shtatë të arrestuar për vepra të ndryshme penale në


Policia në Tiranë ka arrestuar shtatë persona për vepra të ndryshme penale, mes tyre edhe një person të shpallur në kërkim.

Njoftohet se, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, kapën dhe ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për 44-vjeçarin e shpallur në kërkim, Çim Proshka.

Ky i fundit, banues në Kavajë, është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë, me 1 vit e 4 muaj burg.

Po ashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, arrestuan D.S., 59 vjeç, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake. 59-vjeçari njoftohet se nuk ishte dakord për vendosjen e një mase administrative. Gjithashtu, në tentativë për t’u larguar me mjetin e tij, ai  ka dëmtuar lehtë në këmbë punonjësin e Policisë Bashkiake, i cili pas u mjekua doli nga spitali.

Në pranga është vënë edhe G.B., 22 vjeç, pasi ka përndjekur dhe ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.

Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të qytetarëve :

A.G., 37 vjeç, A.B., 42 vjeç, dhe E.K., 43 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

A.K., 58 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.