AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 20:59

Kastriot Islami në komisariat, reagon PD: Rama, hakmarrës i neveritshëm


Partia Demokratike ka reaguar pas shoqërimit në komisariat të ish-deputetit të PD-së, Kastriot Islami, që u kap pa maskë në zonën e liqenit artificial mbrëmjen e sotme. “Hakmarres i vogel e i neveritshem. Ja per cfare e perdor policine…” shkruan Edi Paloka, duke akuzuar Edi Ramën.

Ish-deputeti Islami u shoqërua në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi u kap në rrugë pa maskë mbrojtëse. Efektivët e policisë e  ndaluan. Policia ka shpjeguar se personat që kapen pa maskë dhe nuk pranojnë që të japin kartën e identitetit për të vendosur gjobën shoqërohen në komisariat.

E njëjta procedurë duket se ka ndodhur edhe me Islamin. Pasi u shoqërua dhe iu morën të dhënat, ai është lënë i lirë.