AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 18:24

Detajet nga aksidenti në Fier/ Furgoni del nga rruga dhe bie në një kanal me ujë, shpëtojnë mrekullisht burrë e grua

Detajet nga aksidenti në Fier/ Furgoni del nga rruga dhe bie në


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier. Sipas News24 një furgon ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një  kanal të mbushur me ujë.

Autoambulanca, zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje

Nga të dhënat e para, mësohet se në mjet udhëtonin një çift, të cilët fatmirësisht janë nxjerrë në kohë dhe janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Mësohet se gruaja është nisur drejt Spitalit të Fierit për të marrë mjekim.

Shkak i aksidentit mendohet se është bërë lëvizja me shpejtësi në një aks pa ndriçim dhe kthesa e fortë.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.