TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
-Ipeshkvi Ndihmës Imzot Arjan Dodaj ka dhënë detaje për shëndetin e Arqipeshkvit Imzot George Frendo, i cili është infektuar me Covid-19 dhe po kurohet në Itali.
Bëhet e ditur se Imzot Arjan Dodaj ditën e sotme ka bërë një telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar. Sipas tij gjendja është e qëndrueshm, por ai po mbahet ne terapi në mënyrë që shumë shpejt të dalë nga spitali.
“Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid-19. Situata shendetësore e Imzot Frendos është shumë stabèl dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë. Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetës aktiviteteve dhe jetës baritore,”- ka thënë ai.
Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit Imzot George Frendo është infektua me koronavirus pak ditë më parë dhe është dërgua në Itali për mjekim më të specializuar