AKTUALITET, 14 Nëntor 2020, 18:20

Përplasen tre makina në superstradën Lezhë-Tiranë! Dy të plagosur me urgjencë në spital

Përplasen tre makina në superstradën Lezhë-Tiranë! Dy


Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në vend. Tre automjete janë përplasur në kilometrin e parë të Superstradës Lezhë-Tiranë.

Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet që mund ta kenë shkaktuar këtë aksident.