TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfundon takimi i Komisionit të Venecias me LSI-në. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama si dhe deputetet, Klajda Gjosha dhe Silva Caka.
Në fjalën e tij, Vasili tha se opozita ka propozuar standart të njëjtë si për gjyqtarët ashtu edhe për prokurorët. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, tha se vetëm Rilindja është kundër Vettingut.
“Opozita ka propozuar standart të njejte, si Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Fjalet e shumta për Vettingun janë pa kuptim. Qendrimi eshtë i qartë, opozita pro, Rilindja kundër. Projekti të votohet në Parlament”, u shpreh Vasili.