TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar është dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kap me armë pa leje tip pistoletë me selenciator, të cilën e mbante me fishek në gojë, gati për shkrepje, brenda mëngës së palltos.
Aleksander Dedukaj, 40 vjeç është dënuar me gjashtë vite burg pasi policia ndaloi makinën e tij në një karburant dhe e pyeti nëse kishte armë.
Dedukaj rezulton të ketë qenë i dënuar nga drejtësia shqiptare me 5 vite burg për trafik droge ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga Interpoli.
Momentin e arrestimit nga policia angleze shqiptari tha se quhej Christos Papadimitriou dhe ishte nga Greqia.
Por kjo gënjeshtër e tij ka zgjatur derisa në polici ka mbërritur një përkthyes i gjuhës greke duke zbuluar se personi që do të pyetej nga policia nuk dinte asnjë fjalë greqisht.
Pyetje në polici tropojani Dedukaj i është përgjigjur me "no comment".
Kaq ka mjaftuar për policinë për të zhvilluar hetime të mëtejshme e zbuluar identitetin e vërtetë të tij dhe që ai ishte person në kërkim ndërkombëtar.