AKTUALITET, 25 Mars 2020, 20:29

Biznesi, 12 propozime qeverisë: Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife nga pushteti lokal

Biznesi, 12 propozime qeverisë: Të hiqet çdo lloj takse dhe

Shoqata e Biznesit të Vogel dhe të Mesëm i ka dërguar qeverisë një kërkesë me 12 pika, si masa për lehtësimin e dëmit financiar deri në mbylljen e pandemisë. Ndër të tjera, biznesi kërkon nga qeveria që të shlyejë pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale dhe të paguhet pagesa e plotë e punonjësve. Një tjetër kërkesë është pagesa e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.

Kerkesat e biznesit te vogel dhe te mesem

1- Qeveria te shohë sektor pas sektori mundësinë e veprimtarisë ekonomike.

2- Qeveria duhet të shlyej pagesat, gjobat dhe detyrimet fiskale të biznesit ndaj qeverisë.

3- Të paguhet pagesa e plotë e punonjësve.

4- Të paguhen detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësorë.

5- Të hiqet çdo lloj takse dhe tarife e Pushtetit Lokal.

6- Të shtyhen pagesat e energjisë elektrike dhe ujit.

7- Biznesi të përjashtohet nga taksa e pronës deri ne përfundimin e gjendjes se emergjencës natyrore.

8- Të kompensohet e plotë pagesa e qerase dhe tatimit në burim e qiradhënësit .

9- Të shtyhet për një periudhe të caktuar deklarimi i bilanceve.

10- Te kreditohet biznesi me Garanci te Qeverise me fitime 1-3 % .

11- Banka e Shqiperise te injektoje likujditet ne treg per te ulur efektin e krizes.

12. Këto masa te merren urgjent nga Qeveria dhe Pushteti Lokal .

Çdo vonese e mos relizimit te kerkesave tona

do te jete me kosto te pa llogaritur per bisnesin por edhe per ekonomine shqiptare.