AKTUALITET, 25 Mars 2020, 21:04

Pipero: Nëse rastet do të vijnë me këto ritme, do të lindë nevoja për spitalin "Covid 2"

Pipero: Nëse rastet do të vijnë me këto ritme, do të

Në një lidhje me Skype me edicionin e lajmeve në Ora News, mjeku Pëllumb Pipero tha se nëse rastet vazhdojnë me këto ritme, atëherë do të lindë nevoja për një spital "Covid 2".

Ai shtoi se janë katër pacientë në terapi intensive. Pipero tha se, mjekimi në vendin tonë është po ai që përdoret edhe në vendet e tjera.

Pipero: Nëse rastet me koronavirus vijnë me këto ritme atëherë, do të lindë nevoja për të kaluar në skenarin e dytë, për të hapur spitalin Covid 2. Dua të ritheksoj se OBSH nuk ka një protokoll anti-covid, por ka një protokoll simptomatike. Situata e të sëmurëve tanë është shumë dinamike. Ne kemi momentalisht katër pacientë në terapi intensive. Ndërkohë, eksperience e vendeve të tjera, ka modeluar një protokoll ende të pa miratuar nga institucionet ndërkombëtare, me trajtimin me oksigjeno-terapi. Janë porositur medikamente të tjera. Dua të siguroj të gjithë qytetarët se mjekimi është ai që përdoret edhe në vendet e tjera.