AKTUALITET, 25 Mars 2020, 20:10

Meta përshëndet uljen e normës së interesit nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë

Meta përshëndet uljen e normës së interesit nga

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për të ulur normën e interesit nga 1% në 0.5%.

"Përshendes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria.", thuhet në mesazhin e Metës të publikuar në rrjetet sociale.