TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë mbledhjes së sotme, online, me disa prej ministrave të tij, kyeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët se kush nuk paguan energjinë elektrike do të qëndrojë në terr.
Pavarësisht shpalljes së gjendjes së fatkqeësisë natyrore, nga vetë ai, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe bizneset se duhet të paguajnë taksat dhe sigurimet, edhe pse prej disa ditësh tashmë kanë ulur qepenat.
Lidhur me këtë reagon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Zhupa shprehet ndër të tjer se, edhe pse nuk jep asgjë, Rama është gati ti marrë çdo qindarkë bizneseve.
"Rama nuk jep asgjë, por do të marri gjithçka nga biznesi edhe në gjëndjen e fatkeqësisë natyrore!
Gjëndja e “luftes” siç e quan Rama, nuk e ndal atë për ti marr çdo qindarkë edhe pse kanë gjysmën e muajit që nuk kanë pasur aktivitet shumica e biznesve!
Armiqtë e kësaj lufte për Ramen mesa duket janë njerezit që punësojnë veten, njerezit që mbajnë ekonomine gjallë, njerezit e ndershëm te ketij vendi. Toleranca zero u shpreh kryeministri në skype me ministrat- po ky togfjalesh nuk ishte për kriminel ishte për qytetaret, ishte për bizneset e këtij vendi.
Ekonominë e ka zënë virusi por ende kryeministri nuk pranon ta shikoj dhe ta mbështesi me “respirator” ekonomik", shkruan Zhupa në reagimin e saj.
https://youtu.be/e2FTCSQHV7Q