AKTUALITET, 25 Mars 2020, 20:48

Gafa e ministres së Arsimit me hapjen e shkollës/ Boçi: Nuk e di që është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore...

Gafa e ministres së Arsimit me hapjen e shkollës/ Boçi: Nuk e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, shkruan në një shënim që pas ministrit të Rindërtimit Ahmetajt edhe ministrja e Shëndetësisë Besa Shahini nuk e di që është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

'Siç ndodh pothuaj gjithmonë, pas Ramës nxitoi të dilte dhe Besa me tufën e lajmeve të gëzueshme.

Dhe përsëri si gjithmonë, përmes gafave ngatërroi më shumë se sa shpjegoi.

Ministrja e Arsimit ende nuk e di që një vit shkollor është shumë i ndryshëm nga një vit akademik.

Sikurse studenti për të nuk ndryshon nga maturanti.

Po kjo është gafa më e vogël.

Pas Ahmetjat, i cili shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e mori vesh në studio, ka dhe ministra që ende nuk e kanë marrë vesh që një vendim i tillë është marrë.

Një prej tyre është Besa.

Pyetjes për datat e provimeve të maturës e mundësinë e shtyrjes së tyre, Ministrja i është përgjigjur që ajo ende shpreson që shkolla të nisë në 6 prill!!

E çuditshme kjo deklaratë, dëshmi e kaosit e paaftësisë qeverisëse.

Ministrja ende nuk e di që jemi në gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Gjendja e fatkeqësisë natyrore, sipas ligjit, minimalisht zgjat një muaj dhe shkollat kurrsesi nuk mund të fillojnë.

E në vend të shpresojë, Besa duhet të jetojë me realitetin, se paku vendimmarrës hipokrit qeveritar e të marrë masat që tani për vijimësinë e mëtejshme të procesit mësimor.'