AKTUALITET, 12 Janar 2018, 22:54

Shqiptari 17-vjeçar plagoset me pistoletë në Itali: Isha i pranishëm në një grindje

Shqiptari 17-vjeçar plagoset me pistoletë në Itali: Isha i

Një shqiptar 17-vjeçar, banor në Torino të Italisë, u plagos në këmbë me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në rrugën in Ventimiglia, 228, duke kërkuar me telefon edhe ndihmën e policisë italiane.

Ai u tha karabinierëve se kishte qenë i pranishëm në një grindje të dy të huajve, dhe në zhvillim e sipër ai u qëllua me pistoletë nga njëri prej personave.

Sipas portalit Cronacaqui.it, hetuesit nuk e gjetën të besueshëm shpjegimin e tij, dhe pasi e transportuan djaloshin në spital, janë dume marrë pyetur disa dëshmitarë.