Sipas tij, nuk ka gjasa që Luzlim Basha të ngrejë një çadër të dytë, por Dani shton se protesta është e nevojshme të udhëhiqet nga PD-ja e në të njëjtën kohë shpreh besimin e ringritjes së kësaj force politike.
“Sa për protestën dhe çadrën nr 2, edhe nëse rezulton e tillë, ( çadër për mua nuk ka shans), protestat i bëjnë mirë çdo shoqërie dhe Partia Demokratike e ka të nevojshme që të levizë nga vendi dhe ta udhëheqë atë”, shrkuan ai.
Reagimi i plotë:
Keqardhje që performanca më e dobët në rang kombëtar është e Degës së Partisë Demokratike Lushnjë pas asaj të Krujës, nga ku në Bashkinë Divjakë shkoi me minus 3207 vota në 2017-tën në krahasim me 2013-tën, dhe më tej në gjithë Rrethin Lushnjë me 4131 vota minus në 2017-tën në raport me 2013-tën.
Patjeter që në të ardhmen do të bëhet më mirë për demokratët lushnjarë me bashkimin e të gjithëve pas korrigjimeve drastike të nevojshme dhe të domosdoshme të drejtimit të Degës.
Në #27_Janar të gjithë në shesh kundër uzurpimit të çdo qelize të jëtës së shqiptarëve nga Noriega.