TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova përcakton edhe lojtarët më të mirë për vitin 2017 në futboll në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Në ceremoninë "Gala" të ndarjes së çmimeve ishte prezent sot edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Për të dytin vit radhazi futbollisti më i mirë i Kosvës u shpall Valon Berisha, mesfushori i Salzburgut, i cili fitoi konkurrencën e Amir Rrahmanit dhe Hekuran Kryeziut. Kete çmim 24 vjeçari e mori falë paraqitjeve të mira me Salzburgun dhe Kosovën.
Ndërkaq, futbollisti më i mirë i Superligës së Kosovës u shpall Florent Hasani, çmim që iu akordua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkaq, në ceremoninë e kësaj të premteje, Federata e Futbollit në Kosovë nderoi me Çmimin e Mirënjohjes, Presidentin e FSHF-së, Armand Duka për bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy federatave të të dy vendeve. Presidenti Vokrri i dha homologut të tij shqiptar këtë çmim duke cituar vlerësimin e madh të bashkëpunimit dhe angazhimin e Presidentit Duka në progresin e futbollit kosovar. Kreu i FSHF-së theksoi se bashkëpunimi i mëtejshëm mes të dy federatave do të rrisë ndjeshëm tempin dhe etapat e tij në vijimësi.