TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia franceze ndërhyri në Forestou, Brest, për të zhvendosur gjashtë shqiptarë që rrinin për disa javë një shtëpi të lënë bosh nga pronarët e saj, të cilët kishin lëvizur prej saj.
Sipas portalit, Letelegramme.fr, shërbimet e prefekturës, së bashku edhe me policinë e kryen operacionin në qetësi.
Një familje me fëmijë u dëbua, duke u sistemuar në një hotel në Landerneau. Të tjerët po mbështeten nga një shoqatë. Shërbimet shtetërore po studiojnë gjendjen e tyre administrative./TPZ.AL/