AKTUALITET, 12 Janar 2018, 19:29

Raporti, demokracia në Shqipëri e brishtë, asnjë ndryshim nga 2015, ja renditja

Raporti, demokracia në Shqipëri e brishtë, asnjë ndryshim

167 vende kanë kaluar në sitën e ekspertëve, që kanë nxjerrë përfundimet mbi gjendjen e demokracisë për vitin 2016, kështu ka shkruar njësia e Inteligjencës e The Economist duke publikuar raportin e radhës për gjendjen e demokracisë në botë.

Pjesë e këtij raporti ishte edhe Shqipëria, por për vendin tonë sipas tij, demokracia është ende e brishtë duke u vlerësuar me 5.91 pikë, pa asnjë ndryshim nga viti 2015.

Ndërkohë, përkeqësim të demokracisë kanë pësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi u vlerësuan me 7.98 pikë, nga 8.05 që ishte në vitin 2015.

Sipas këtijë raporti, janë 60 indikatorë nga pesë fusha të ndryshme, si proceset zgjedhore dhe pluralizmi politik, funksionimi i qeverisë, përfshirja në politikë, kultura demokratike e shoqërisë civile dhe liritë e qytetarëve.

Vlerësimin maksimal ka marrë Norvegjia me 9.93 pikë, pasuar nga Islanda me 9.50, Suedia, Danimarka, Kanadaja e Australia.