AKTUALITET, 12 Janar 2018, 19:15

Bomba e radhës e gazetarit Hoxha:Llalla pa shkollë të mesme, po bëhen verifikime, por...

Bomba e radhës e gazetarit Hoxha:Llalla pa shkollë të mesme, po

“Prokuroria e Përgjithshme mund të jetë drejtuar nga një kryeprokuror pa shkollë të mesme”, kjo është deklarata e fortë që ka bërë gazetari Artan Hoxha, i cili tha se ka informacion se verifikimet po vijojnë.

Sipas Hoxhës, në shkollën e mesme ku ka përfunuar ish- kryeprokurori Adriatik Llalla, ekziston numri i tij i amzës, por jo lista e notave.

“Në shkollën e mesme ku ai ka përfunduar ekziston numri i amzës por nuk gjenden notat e tij. Kanë shkuar për ta verifikuar dhe nuk kanë gjetur notat. Nëse rezulton e vërtetë është një skandal që me pak fjalë do të thotë se Prokuroria e Përgjithshme është drejtuar nga një njeri pa shkollë të mesme”, deklaroi gazetari Hoxha në emisionin “Java”.