LIFESTYLE, 22 Shkurt 2018, 11:53

Shqiptarët e njohur që pranuan se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni

Shqiptarët e njohur që pranuan se kanë vuajtur nga ankthi dhe

Ankthi dhe depresioni janë dy probleme të shëndetit mendor që sa vjen edhe po shënojnë një rritje edhe në vendin tonë.

Çrregullimet e ankthit zënë vendin e parë të shqetësimeve sipas mjekëve dhe shkaktarët janë të shumtë.

Rasti më i keq është kur këto probleme çojnë në depresion të thellë dhe për rrjedhojë njerëzit e dorëzojnë veten në substanca të tilla si alkooli dhe ato narkotike.

Në botën e figurave të njohura televizive, ka mjaft raste kur të famshmit kanë treguar se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni.

I fundit që foli hapur dhe pa doreza ishte aktori Albano Bogdo, i cili tha se ankthi e shtyu drejt alkoolit dhe jetës së shfrenuar dhe kjo çoi në ndarjen e tij nga e fejuara.

Megjithatë, aktori i “Apartamentit 2XL”, nuk është i vetmi që e ka pranuar se ka vuajtur nga probleme të shëndetit mendor. Më poshtë keni disa nga personazhet e njohur shqiptarë që e kanë pranuar se kanë vuajtur/ose vuajnë nga ankthi apo depresioni:

[gallery ids="73147,73151,73150,73149"]