LIFESTYLE, 21 Shkurt 2018, 15:22

E njihni motrën e Dua Lipës? Një yll si e motra

E njihni motrën e Dua Lipës? Një yll si e motra

Rina, ky është emri i motrës së vogël të këngëtares shqiptare Dua Lipa, që po korr sukses anembanë botës.

Ndonëse është e ëmbël dhe ruan disa tipare të motrës së madhe (veçanërisht atë gjuhën jashtë), Rina është krejt ndryshe nga Dua.

Me sytë e saj në ngjyrë jeshile dhe flokët lajthi, ajo ngjan më shumë me mamin Anesa, ndërsa Dua ka marrë tiparet e të atit Dukagjin.

Ka mbi 140 mijë fansa në Instagram, dhe sigurisht shumica prej tyre janë aty prej famës së motrës Dua. Krenare që ka një motër aq të suksesshme, Rina e shpreh dashurinë me postime të shumta dhe foto të Duas në Instagram.

E sigurt që Dua është idhulli i saj dhe një burim frymëzimi që do ta ndjekë në të ardhmen. Por Rina nuk është motra e vetme e Duas. Vajzat kanë gjithashtu një vëlla që quhet Gjin Lipa, i cili ngjason më shumë me Rinën sesa Duan.

I vogli i familjes ka mbi 53 mijë ndjekës në Instagram dhe madje e ndjekin edhe artistë shqiptarë si Ledri Vula apo Eliza Hoxha, apo futbollisti Granit Xhaka, Noizy etj.

[gallery ids="72808,72807,72806,72805,72809,72811,72812,72813,72815,72810"]