TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të ftuar djet në "Pasdite në Top Channel" ishin deputetja Mesila Doda dhe mbesa e saj, prezantuesja Senada Jaho. Për herë të parë ato rrëfyen marrëdhënien e ngushtë që kanë, aq sa Senada e konsideron tezen si motër të madhe.
"Mesila është motra ime e madhe, nuk e konsideroj teze. Unë kam humbur mamanë që në moshën 2-vjeçare. Lidhja ime me Mesilën është bërë akoma më e fortë pasi unë jam kthyer nga Italia, ku kam qendruar për 20 vite.
Eksperienca ime në këtë shtet ka nisur që kur kam qenë e vogël dhe jam ngushtësisht e lidhur me të. Pavarësisht se kam karrierën time këtu në Shqipëri, ende e mendoj kthimin në Itali. Nëse një ditë iki, Mesilën do e marr me vete", është shprehur Senada.
Ndërsa Mesila Doda tregoi se ajo dhe Senada kalojnë shumë kohë bashkë dhe kanë pasion gatimin.
[gallery columns="1" ids="72886,72887,72888"]