LIFESTYLE, 21 Shkurt 2018, 15:46

Ema Andrea kapet mat duke u puthur me të dashurin

Ema Andrea kapet mat duke u puthur me të dashurin

Aktorja e njohur Ema Andrea kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë për lidhjen e saj me piktorin Eldon Luarasi.

Fotot nudo të realizuara nga piktori, por edhe dedikimet romantike që ata i bëjnë njëri-tjetri na bindën se mes tyre ka më shumë sesa shoqëri.

Në një intervistë të dhënë së fundmi në “Wake Up”, Ema tha se e ka zemrën plot, por nuk zbuloi më shumë. Ndërsa në media kjo deklaratë u bë titull kryesor, aktorja zgjodhi të reagonte me një postim në “Instagram” ku iu drejtohej gazetarëve, se ata nuk dinin asgjë për të vërtetën e saj.

Së fundmi aktorja është fotografuar në momente romantike me piktorin nga paparaci i “Story”. Çifti i njohur pas vrapit që kanë bërë, janë fotografuar duke shkëmbyer një puthje.

Me sa duket Ema e ka vërtetë zemrën plot, por nuk do të bëhet shumë zhurmë për dashurinë e re që ka nisur.

[gallery ids="72830,72831,72828,72833,72829"]